“S’mund ta imagjinoni sa të lumtur jemi që do të luajmë këtë finale. Jemi këtu, sepse kemi fituar titullin e Champions League. Kjo është një mundësi që do ta shfrytëzojmë në maksimum, sepse nuk i dihet se kur mund të rikthehemi sërish këtu. Ndaj një skuadre si Sevilla, nuk do të jetë aspak e lehtë. Kur ata luajnë mirë, fitojnë. Ata cilësohen si një ekip me karakter të fortë dhe që nuk dorëzohen asnjëherë. Për këtë arsye, kam ndjesinë, se kjo do t’i bëjë më të rrezikshëm ndaj nesh.
Dëmtimi i De Bruyne? Dëmtimi është serioz. Duhet të vendosim nëse ai do të operohet ose jo dhe ky është një vendim që do ta marrim përgjatë ditëve të ardhshme. Nëse vendosim që De Bruyne t’i nënshtrohet ndërhyrjes kirurgjikale, atëherë ai do të mungojë 3 ose 4 muaj. S’ka dyshim se mungesa e De Bruyne do të jetë një problem i madh për ne. Ai zotëron një kualitet të veçantë dhe pesha e tij mund të dallohet nëse mungonë një ose dy ndeshje. Imagjinoni sa e vështirë do të jetë për një kohë të gjatë. Aftësitë e tij janë të pazëvendësueshme për ne. Mirëpo, nga ana tjetër, kjo është një mundësi edhe për të tjerët, për të treguar potencialin e tyre dhe unë jam i bindur se kështu do të ndodhë.
Në mungesë të De Bruyne, nuk përjashtohet mundësia që të ndërhyjmë në merkato. Megjithatë, Foden mund të luajë në të njëjtin rol. Alternativat nuk na mungojnë. Që prej ditës së parë kur kam ardhur këtu, kam pasur një skuadër të mirë, kështu që do ta gjejmë një zgjidhje.”