Manchester City vs Real Madrid TS1 HD, 21:00

Sport

Pep Guardiola, trajneri i Man.City:

“Situata është kjo që është dhe unë e di shumë mirë se kjo skuadër ka diçka të veçantë dhe shpresoj që këtë gjë ta tregojmë në ndeshjen ndaj Real Madrid. Unë asnjëherë nuk do të kem dyshim tek lojtarët e mi, të cilët përgjatë dekadës së fundit, na kanë dhuruar emocione të jashtëzakonshme, kanë fituar shumë trofe dhe kanë luajtur vazhdimisht në një nivel mjaft të lartë. E di se çfarë jemi në gjendje të bëjmë.

Të je mi sinqertë, është më mirë kur ndeshjen e kthimit e luan në shtëpi, sidomos nëse rezultati shkon në shtesë. Por, këtë herë, ne e luajmë ndeshjen e kthimit në transfertë, sepse nuk ishim mjaftueshëm mirë në Fazën e Ligës. E mbyllëm në vendin e 22 dhe nuk mund të kërkojmë asnjë favor.

Në futboll, duhet ta meritosh, ndërsa ne nuk e merituam këtë herë. Madje, as nuk afruam dot. Për këtë arsye, kur shorti do të ishte ndaj Bayern Munich, ose Real Madrid, unë thashë se kjo është ajo se çfarë ne meritojmë.

Sigurisht që kualifikimi më tej do të ishte diçka e rëndësishme. Uroj që këtë mision ta kryejmë me sukses dhe të vazhdojmë rrugëtimin tonë në UCL. Por, këtë sezon nuk kemi treguar qëndrueshmëri. Kemi fituar tripletën, por tani e shikojmë se sa e vështirë është të qëndrosh gjithmonë në të njëjtin nivel.

Përgjatë këtyre 9 viteve tek Man.City ne kemi kaluar momente mjaft të vështira; kemi vuajtur, por gjithmonë kemi ditur të rikthehemi. Për klubin do të ishte shumë mirë që ne të vazhdonim rrugën në këtë kompeticion. Uroj të kalojmë dhe për sonte, e di shumë mirë planin se si do t’i qasemi ndeshjes.

Ende kam disa dyshime rreth formacionit, pasi kemi edhe disa dëmtime, por jam gjithnjë optimist dhe i qetë. Të shohim se çfarë do të ndodhë.”

Ruben Dias, mbrojtësi i Manchester City:

“Real Madrid është një nga rivalët më të vështirë në UEFA Champions League. E dimë mjaft mirë se çfarë skuadre do të kemi përballë. Kjo është një nga ndeshjet më të komplikuara të mundshme. Në sezonin e kaluar u eliminuam pikërisht nga Real Madrid dhe e dimë se sa e ndërlikuar është të fitosh ndaj tyre. Një sezon më parë edhe më e vështirë, sepse ne e dominuam ndeshjen, por në fund u mposhtëm me penallti.

E dimë se stili i lojës së tyre është i ndryshëm, dhe për këtë arsye, kjo e bën më sfiduese situatën për ne. Në Champions League, ne jemi përballur me shumë skuadra, të cilat mund të bëjnë diferencën nga momenti në moment. Por në fund të fundit, ky kompeticion i tillë është. Përveçse duhe të tregohemi të përgatitur në fazën mbrojtëse, duhet të jemi gjithashtu të qëndrueshëm edhe në mbrojtje. Duhet të luftojmë më fort se kurrë, sepse vetëm në këtë mënyrë mund të dalim fitues nga ky çift.

Që prej momentit kur kam ardhur këtu, ky ësthë sezoni më i vështirë, por unë mendoj gjithmonë pozitivisht. Qoftë edhe në skenarin më të vështirë të mundshëm, sërish ekziston një mundësi për të arritur diçka të bukur. Me besimin e duhur, ne jemi të aftë për të bërë gjithçka.”

 

 

Carlo Ançelotti, trajneri i Real Madrid:

“Man.City vs Real Madrid është kthyer në një klasike, sepse ne po luajmë në këtë kompeticion prej një kohe të gjatë. Mendoj se do të jetë një ndeshje argëtuese për të gjithë, ashtu si të mëparshmet. Duket mjaft e vështirë të parashikohet se çfarë do të ndodhë, sepse kjo do të varet nga qsja, kualiteti, besimi dhe personaliteti i lojtarëve në fushën e lojës. Këto janë ndeshjet e nivelit më të lartë të mundshëm dhe për këtë arsye, duhet të jemi në më të mirën tonë në të gjitha repartet dhe jo vetëm në një zonë të vetme.

Niveli fizik është po ashtu një tjetër element që duhet marrë parasysh. Nëse nuk je në 100% të formës, atëherë nuk mund të japësh dot maksimumin. City është një nga skuadrat më të mira në Europë dhe aktualisht kanë trajnerin më të mirë të kompeticionit. Kjo është ndeshja më e vështirë që mund të përballemi, por mendoj se edhe ne do të tregohemi konkurues, pavarësisht gjendjes emergjente në të cilën ndodhemi.

Skuadra që kalon një kjo përballje, ka mundësi të shkojë larg në këtë kompeticion, ashtu siç ka ndodhur në vitet e tjera. Më parë, ekipi fitues nga ky çift, ia ka dalë të fitojë titullin e Champions League. Kjo mund të ndodhë sërish.

Të luash ndaj Cityt është një dhimbje koke. Është pak surprizuese që po luajmë në play-off ndaj tyre, por ky nuk është faji i UEFA-s, është faji ynë. Kjo ndeshje mund të ishte shumë thjesht një gjysmëfinale, apo çerekfinale.

Guardiola? Mendoj se ai është një trajner, i cili gjithmonë i sjellë diçka të re skuadrave të tij dhe ka kontribuar shumë në futboll, në termat e lojës sulmuese, kontrollit, apo edhe ndërtimit të aksioneve nga prapavija. Ai ka qenë dhe mbetet një novator në futboll. Kam shumë respekt për të, sepse ai është një nga trajnerët më të mirë, në mos më i miri. Sa herë kemi luajtur përballë njëri-tjetrit, ka qenjë një sfidë më vete, sepse ai gjithmonë sjellë ide të reja dhe të fut në mendime.”

Rodrygo, lojtari i Real Madrid:

“Është gjithmonë e vështirë të luajmë në fushën e Man.Cityt, sepse ata të vendosin nën presion që në fillim të ndeshjes. Nëse duam të marrim një rezultat pozitiv dhe vendimtar, atëherë duhet të qasemi në lojë, me të njëjtin mentalitet ashtu sikurse një vit më parë.

Thuajse çdo skuadër që vjen këtu për të luajtur, do të vuajë shumë. Kjo ndodh për shkak të karakteristikave të Cityt, pasi po flasim për një ekip që është mjaft i mirë në qarkullimin e topit. Mirëpo, edhe ne do përpiqemi ta bëjmë një gjë të tillë, për shkak të aftësive që zotërojmë. Unë do mundohem gjithashtu të bëj lojën time, si në sulm dhe në mbrojtje. Jam gati të bëj gjithçka që do të më kërkojë trajneri.

Ançelotti foli me ne dhe ne e kuptojmë mirë rëndësinë tonë në skuadër. Në pjesën e dytë të derbit ndaj Atleticos treguam se çfarë mund të bëjmë dhe kjo është mënyra e duhur se si duhet të vazhdojmë për pjesën e mbetur të sezonit.

Dy apo tre ditë më parë, diskutova me Valverden në dhomat e zhveshjes për dygolëshin tim ndaj Man.Cityt dhe uroj që një mbrëmje të tillë ta shohim sërish. Ajo ishte padyshim mbrëmja më e bukur në të gjithë karrierën time.”