Manchester City vendos çmimin për Julian Alvarez

Sport

Julian Alvarez nuk është më i pashitshëm nga Manchester City, kështu që kampionët e Anglisë kanë vendosur edhe një çmim për sulmuesin argjentinas. Dy vite më pas, 24 vjeçari u bë pjesë e Cityzens, mirëpo duhet theksuar se përgjatë këtyre dy viteve, asnjëherë nuk ia ka dalë të fitojë një vend titullari në skuadrën e Pep Guardiolës, pasi rivaliteti me Erling Haaland është shumë i vështirë. Duke e ditur që për sa kohë që Haaland të jetë pjesë e Cityt, mundësitë janë që Alvarez do të jetë gjithmonë një rezvervë, atëherë, kampioni i botës është duke menduar largimin nga Etihad dhe të transferohet në një skuadër tjetër, ku të ketë një vend më të rëndësishëm. Siç raportojnë mediat e huaja, e më konkretisht ato në ishull, City tashmë është gati të dëgjojë ofertat për djaloshin latin. Çmimi i vendosur nga klubi anglez për Alvarez është plot 90 milionë euro. Në një situatë si kjo, nuk mund të mungojnë as zërat e parë të merkatos. Atletico Madrid ka nisur të shfaqë interes për lojtarin në fjalë. Mirëpo problemi qëndron tek kostoja e lartë që mund të shkojë operacioni. Për këtë arsye, Los Rojiblancos do të tregojnë interes më konkret, vetëm nëse City do të ulë çmimin e Julian Alvarez.