Manchester City eshte rikthyer sërish në rrugën e fitoreve në Premier League. Në javën e 19, Cityzens arritën të mposhtnin me shifrat 3-1 Evertonin në transfertë. Për të arritur tek 3 pikëshi, ekipi i trajnerit Pep Guardiola duhej të përmbyste disavantazhin 1-0 të pjesës së parë, atëherë kur Harrison shënoi për të zotët e shtëpisë.
Megjithatë, me rikthimin në tapetin e blertë, kampionët e botës, fillimisht barazuan me anë të Foden, kurse më pas, Julian Alvarez dhe Jacp Grealish shënuan dy golat e radhës.
Falë kësaj fitoreje, City është ngjitur në vendin e 4 të tabelës së klasifikimit, në kuotën e 37 pikëve, 5 më pak sese kryesuesit e Liverpool, por që diferenca mund të shkurtohet edhe më shumë, për faktin se Citysenz kanë një ndeshje të prapambetur.
Nga ana tjetër, Evertoni klasifikohet në vendin e 17 të tabelës, në kuotën e 16 pikëve, vetëm një më tepër sesa Lutoni, që është i pari në listën e zonës së ftohtë.
Më tej, në javën e 19 ka arritur të fitojë skuadra e Chelsea, që në shtëpi ka fituar me vështirësi ndaj Crystal Palace me rezultatin 2-1. Sakaq, Volves ka fituar 4-1 në fushën e Brentfordit.