Manchester City thyen kufijtë e 500 milionë paundëve të ardhura

Sport

city mnch
Manchester City bëhet klubi i radhës që thyen kufijtë e 500 milionë paundëve të ardhura vjetore. Lajmi ishte prezent në të gjitha gazetat sportive në Britani teksa klubi i sheikut Mansour thuhet se më 30 qershor dorëzoi një bilanc pozitiv që i kapërcen kuotat e gjysmë miliardi. Klubi raportoi fitime nga të ardhurat për të katërtin vit radhazi, kësaj here në shifrat e 10.4 milionë paundëve teksa vlera e pagave tashmë është në kuotën e 52% të buxhetit vjetor. Klubi me financat më të shëndosha në ishull i bashkohet rivalëve të Djajve të Kuq, të cilët edhe pse nuk janë dhe aq të suksesshëm në tituj, mbeten të pathyeshëm në vlera marketingu.

Fulham TV

Ky raportim vjen katër muaj pasi “The Cityzens” fituan kampionatin me rekordin e 19 pikëve distancë dhe po me rekordin tjetër të 100 pikëve në total. E vecanta e grupit të Guardiolës ishte gjithashtu se u shënuan më tepër se 100 gola. Në komunikimin e Presidentit Al-Mubarak, u tha se “rrugëtimi i City-it nuk ka mbaruar ende, pasi synimi është ende përpara”. Tashmë vetëm Reali i Madridit, Barcelona, Bayerni dhe United gjenerojnë më tepër të ardhura, teksa City e ka zgjeruar kapacitetin e stadiumit në 55 mijë spektatorë.