Manchester City shuan ëndrrën e Arsenalit për titullin kampion. Në javë e 33 të kampionatit, Cityzens dhe Gunners u përplasën mes tyre, në atë që konsiderohej si sfida vendimtare e këtij edicioni për kurorën e Premier League.
Në Erihad, ishte City që fitoi pa asnjë vështirësi, madje, me rezultat të thellë, 4-1. Lojtarët që gatuan suksesin e skuadrës së Pep Guardiolës, ishin BKevin De Bruyne dhe Erling Haaland. Belgu shënoi dy gola dhe dhuroi një assist, ndërsa norvegjezi kontribuoi me dy asiste dhe një gol. Protagonist i sfidës u bë edhe John Stones, që realizoi në fundin e pjesës së parë.
Për t’u rikthyer tek Haaland, sulmuesi i qendrës shënoi në këtë mënyrë golin e tij të 33-të sezonal në Premier League, duke vendosur në këtë mënyrë një rekord historic, sa i përket formatit me 38 javë.
Në 43 ndeshje të luajtura në të gjitha garat këtë edicion, 22 vjeçari është përfshirë në 57 gola, me 49 finalizime dhe 8 asiste, 15 më tepër sesa çdo lojtar tjetër në 5 ligat kryesore të kontinentit. Thënë më thjesht, Haaland, shënon ose asiston mesatarisht çdo 58 minuta.
Nga ana tjetër, golin e vetëm të miqve e shënoi mbrojtësi i qendrës, Rob Holding, gol që do të kujtohet vetëm si statistikë, pasi nuk shërbeu për asgjë tjetër.
Kjo ishte fitorja e 12-të radhazi e Manchester Cityt ndaj Arsenalit në Premier League, duke shënuar një total prej 33 golash, ndërsa gjatë këtyre përballjeve, ka pësuar vetëm 5.
Me këtë fitore, City ka shembur ëndrrën gati 20 vjeçare të Arsenalit për titullin kampion. Ndonëse qytetarët mbeten në vendin e 2-të me 73 pikë, 2 më pak sesa Gunners, ata kanë dy ndeshje të prapambetura. Me fjalë të tjera, nëse City i fiton të gjitha takimet deri në fund të sezonit, atëherë do të shpellet kampion i Anglisë për të 3-tin vit radhazi dhe për të 9-tën herë në historinë e klubit.