Bëmat e Erilng Haaland në fushën e lojës përgjatë këtij sezoni futbollistik, e kanë kthyer atë në lojtarin më të komentuar të momentit. 22 vjeçari ka shkuar në kuotën e 402 golave sezonalë, në vetëm 37 ndeshje të luajtura në të gjitha kompeticionet, mes tyre, 28 janë në Premier League, dhe 10 në Champions League, me gjysmën e këtyre të fundit, që erdhën brenda një ndeshje të vetme, sikruse ishte ajo ndaj Leipzig, e vlefshme për aktin e kthimit të raundit të 1/8-tave.
Duke parë shpërthimin e Haaland, City kërkon ta blindojë lojtarin, duke e mbajtur larg klubeve të tjera. Sikurse raportojnë mediat në ishull, në kontratën e sulmuesit, ekziston një klauzolë, e ngjashme me atë që kishte në kohën kur ishte pjesë e Borussia Dortmund, që në verën e vitit që lamë pas, i mundësoi atij të transferohej në Etihad vetëm për 60 mln euro. Mirëpo City po punon që këtë klaluzolë ta shfuqizojë dhe nëse vjen momenti, Haaland, të shitet me një çmim të vërtetë dhe jo me një çmim të kufizuar në klauzolë.
Palët do të ulen dhe do të diskutojnë që një gjë e tillë të konkretizohet. Gjithësesi, në kontratë nuk pritet që të ketë vetëm një shfuqizim të klauzolës, por gjithashtu edhe një rishikim dhe përmirësim të termave financiarë, krahasuar me atë që norvegjezi përfiton aktualisht.
Në kushte të tilla, 22 vjeçari, nëse një ditë merr vendimin për t’u larguar nga kampionët në fuqi të Anglisë, pa pikë dyshimi që do të bëhej një nga lojtarët më të shtrenjtë të të gjitha kohërave, për të mos thënë më i shtrenjti. Vlera e tij aktuale në tregun e merkatos sipas Transfermarkt është 170 mln euro.