Manchester City nuk heq dorë nga Erling Haaland.

Sport

Përgjatë sezoneve të fundit, norvegjezi Erling Haaland është kthyer në një objekt diskutimi në merkato, teksa disa prej klubeve më të mëdha të kontinentit rendin pas gjurmëve të tij. Për momentin, në pole-position për të siguruar shërbimet e sulmuesit është Real Madrid, ndjekur nga Manchester City. Sa i përket kampionëve të Premier League, ata prej kohësh janë në kërkim të një qendërsulmuesi, sidomos pas largimit të Sergio Agueros. Pep Guardiola nuk kërkon të humbasë më tepër kohë dhe për këtë arsye, Cityzens kanë hedhur hapin e parë drejt Erling Haaaland. Sikurse raportojnë mediat ndërkombëtare, kampionët e Premier League janë gati t’i ofrojnë futbollistit një kontratë 5 vjeçare në Etihad Stadium, me një pagë prej 20 mln eurosh në sezon. Në këtë mënyrë, një ofertë e tillë do e bënte norvegjezin një prej lojtarëve më të paguar, jo vetëm në radhët e Manchester Cityt, por gjithashtu edhe në Premier League. Aktualisht, në organikën e Bluve të Manchesterit, futbollisti i cili paguhet me një shumë të tillë është Kevin De Bruyne. Në këtë mënyrë, teksa jemi disa muaj larg merkatos së verës, Manchester City ka nisur përpara kohe përgatitjet për betejë me kundërshtarët, por këtë here jashtë fushës së lojës. Haaland ka një kontratë deri në vitin 2024 me Borussia Dortmund, mirëpo ky mund të jetë sezoni i fundit që sulmuesi po kalon në radhët e verdhezinjeve, pasi largimi duket i pashmangshëm nga Signal Iduna Park.