Manchester City kampion i Champions League, rekorde të panumërta nga trajneri Pep Guardiola

Sport

Ana blu e Manchesterit ka pritur kampionët e Europës. Mbretërit e këtij sezoni në Champions League, janë rikthyernë bazë, duke mbajtur në krahë trofeun më të rëndësishëm të futbollit të klubeve. Champions League e parë në histori për qytetarët, e fituar pas një sezoni të mrekullueshëm, të jashtëzakonshëm. Qershia mbi tortë u vendos të shtunën mbrëma, ku në Stamboll, edhe një herë tjetër ishim dëshimtarë të një finaleje gati-gati dramatike.

Të besuarit e Pep Guardiolës u mjaftuan me një rezultat minimal 1-0 ndaj Interit, një rezultat që I mbajti të gjithë në ankth deri në fërshëllimën e fundit. Kaq ishte mjaftueshëm që emri I Cityt të gdhendej mbi trofeun me veshë të gjatë.

Rodri ishte heroi I mbrëmjes në tokën turke për Pep Guardiolën, pasi shënoi golin e vetëm të sfidës. Mirëpo, Rodri, do të mbetej një hero, edhe nëse nuk do të kishte realizuar. Për ta kuptuar më mirë këtë, mjafton të përmendim këtu, se finalja e Champions League, ishte paraqitja e tij e 52-të sezonale. Në karrierën e Pep si trajner, vetëm Lionel Messi, në 2011/12-tën, ka luajtur më shumë ndeshje brenda një edicioni të vetëm.

Champions League e fituar nga City, erdhi pas shumë sfidash, pas shumë shpenzimesh. Projekti nisi që në 2008-tën, ndërsa për të mbërritur në majën e Europës, vetëm trajnerit Pep Guardiola, I janë dashur 1.3 mld euro shpenzime. Pas finales, në konferencën për shtyp, ndër të tjera, nuk harroi të falenderonte as drejtuesit e klubit, që përveçse I kanë plotësuar atij dëshirat e merkatos, gjithashtu, I kanë besuar edhe vazhdimësinë e projektit, duke mos e shkarkuar nga detyra, për shkak të eliminimeve të mëparshme në Champions League.

Ky sukses, ishte I 3-ti për Pep Guardiolën si trajner përgjatë karrierës së tij, duke u bërë në këtë mënyrë, vetëm trajneri I 3-të që e ka arritur këtë sukses në histori. Në të njëtin podium me të qëndrojnë Zinedine Zidane me 3 dhe Carlo Ançelotti me 4.

 

 

Suksesi I spanjollit nuk mbyllet këtu. Me Premier League dhe FA Cup të siguruar më herët, Champions League kompletoi një tripletë historike për Manchester Cityn, që ishte e dyta për Guardiolën, pas asaj të fituar me Barcelonën në sezonin 2008/09. Ky është një rekord që 52 vjeçari tashmë e mban I vetëm, pasi asnjë trajner tjetër nuk ka mundur ta bëjë dot diçka të tilllë.

Suksesi në finalen e Champions League, rezultoi të ishte fitorja e 300-të për Pepin, dhe për këtë, I janë dashur vetëm 413 ndeshje në total. Ashtu si zakonisht, edhe në këtë aspekt, Pep është I pari. I dyti pas tij renditet Jose Mourinho, që 300 fitore I ka arritur në 493 takime me skuadrat që ka drejtuar.

Më tej, Champions League ishte trofeu I 12-të I Pep Guardolës me Manchester Cityn. Në historinë elitare të futbollit anglez, vetëm dy trajnerë të tjera kanë fituar më tepër tituj sesa spanjolli. Bob Paisley me 13 dhe Sir Alex Ferguson me 26-të.

Tashmë të rikthyer si kampionë në bazë, pas Milanos, Manchesteri është bërë qyteti I dytë europian me dy skuadra që ndryshme që janë shpallur kampione të Europës.