Manchester City është gati të hapë sërish “thesin” në merkato, ja dy emrat kryesorë

Sport

Manchester City është gati të hapë sërish “thesin” në merkaton e verës. Klubi kampion në fuqi i Europës dhe Anglisë, njihet për shpenzime të mëdha, kështu që nuk parashikohet ndryshe as këtë herë.

Mediat e huaja, e kryesisht ato britanike, raportojnë se në afatin kalimtar të verës, City do të shpenzojë të paktën 230 milionë euro në merkato. Repartet që City konsideron me çdo kusht si urgjente për të përforcuar, janë dy, mesfusha dhe sulmi.

Thënë këtë, dy objektivat kryesorë të radhës për qytetarët janë Lucas Paqueta dhe Jamal Musiala. Për brazilianin, City u interesua shumë edhe një vit më parë, por nuk gjeti dot një marrëveshje në kohë me Ëest Ham.

Nga ana tjetër, Jamal Musiala cilësohet si një tjetër synim madhor i Cityt. Fantazisti i Bayernit, është i lidhur në një kontratë me bavarezët deri në verën e 2026-tës, por zërat në Gjermani dhe jo vetëm, kanë raportuar përgjatë ditëve të fundit, se 21 vjeçari po mendon për një largim nga gjigantët e Bundesligës dhe synimi i tij është të transferohet në një klub anglez.

Duke marrë parasysh që City do të vijojë të drejtohet nga trajneri Pep Guardiola, atëherë tekniku spanjoll mund të rezultojë vendimtar në zgjedhjen e djaloshit të talentuar. Kartoni i Musialas në tregun e merkatos, aktualisht konsiderohet 110 milionë euro.