Manchester City/ Erling Haaland vazhdon të thyejë rekorde në Premier League

Sport

Manchester City e kalon pa shumë probleme pengesën e quajtur Leeds United, e vlefshme për javën e 16-të të Premier League. Kampionët në fuqi, fituan me rezultatin 3-1, të udhëhequr nga personazhi që vazhdimisht ka bërë diferencën këtë sezon, Erling Haaland.

Si fillim ishte Rodri në minutën e 46-të të pjesës së parë, ai që kaloi blutë e Manchesterit në epërsi. Më pas, kur nga fraksioni i dytë kishin kaluar vetëm 6 minuta, Haaland realizoi të dytin oër skuadrën e tij. Më tej, në të 64-tën, norvegjezi do e dërgonte sërish topin në rrjetë, duke realizuar në këtë mënyrë edhe të dytin personal.

Në rrethana si këto, Haaland ka shkuar tashmë në kuotën e 20 golave në Premier League dhe për ta bërë këtë, i janë dashur vetëm 14 ndeshje të luajtura. Ky është një rekord, që nuk ka arritur ta bëjë dot askush në parë në historinë e elitës së futbollit anglez.

Më tej, Haaland është bërë lojtari më i shpejtë sesa çdokush tjetër nën drejtimin e Pep Guardiolës që mbërrin në kuotën e 25 finalizimeve dhe këtë e ka bërë në vetëm 20 ndeshje. Në vendin e dytë renditet Lionel Messi, të cilit i janë dashur 28 ndeshje për të shënuar 20 gola nën urdhërat e teknikut spanjoll.

Me këtë fitore, Manchester City është ngjitur tashmë në vendin e 2-të të tabelës së klasifikimit, në kuotën e 35 pikëve, 5 më pak sesa Arsenali kryesues.