Manchester City mund të konsiderohet i dalë nga kriza në Premier League. Në javën e 23, Cityzens kanë fituar 3-1 ndaj Chelseas në shytëpi. Kjo ishte ndeshja e gjashtë radhazi që City nuk humb në kampionat, nga të cilat 4 janë fitore dhe 2 të tjerat barazime. Si pasojë, kampionët në fuqi të Anglisë, janë ngjitur në zonën e Champions League, në vendin e katërt. E kundërta është duke ndodhur me Chelsean, që po nuk del dot nga kriza e rezultateve pozitive. Në Etihad, Blutë, pësuan humbjen e pestë sezonale në kampionat dhe si pasojë kanë zbritur në vendin e 6. Në krizë totale është edhe skuadra tjetër londineze, Tottenham, që këtë javë, u mposht në fushën e Leiçester Cityt. Kjo ishte humbja e katërt radhazi për Spurs në Premier, duke zbritur kësisoj në vendin e 15. Një përpjekje drejt rikthimit është duke e bërë Manchester United, që këtë fundjavë, fitoi 1-0 në fushën e Fulham. Sa i përket kreut, Liverpool vazhdon sezonin fantastic. Pas fitores 4-1 ndaj Ipsëich, The Reds janë ngjitur në kuotën e 53 pikëve, të ndjekur nga Arsenal ii vendit të dytë, që gjithashtu fitoi në fushën e Ëolves, por me rezultatin minimal 1-0.