Manchester City dominon mbërmjen e ndarjes së çmimeve prestigjoze të UEFA-s

Sport

Manchester City dominon mbërmjen e ndarjes së çmimeve prestigjoze të UEFA-s në Monte Carlo. Pep Guardiola, ka fituar çmimin si “Trajneri më i Mirë i Vitit”, duke lënë pas rivalët e tij, si Simone Inzagi, apo edhe Luçiano Spalletti, njëri si nënkampion Europe me Interin, e tjetri si kampion Italie me Napolin.

Vetë spanjolli nuk ishte i pranishëm në ceremony, për shkak se po rikuperohet nga operacioni i kryer në shpinë disa ditë në parë në Barcelonë. Me këtë çmim të fituar, timonieri i Cityt, shfronësoi kësisoj Carlo Ançelottin, i cili e fitoi një vit më parë, pas suksesit në Champions League me Real Madrid.

Më tej, mbetemi sërish tek City, sepse Erling Haaland fitoi çmimin si “Lojtari më i Mirë i Vitit” nga UEFA, dukë lënë pas tij shokun e skuadrës, Kevin De Bruyne dhe Lionel Messin, të cilët ishin gjithashtu kandidatë.

Në edicionin që lamë pas, norvegjezi ishte në një formë të jashtëzakonshme. Ai shënoi 12 gola në Champions League, duke ndihmuar skuadrën e tij të fitonte trofeun. Po ashtu, kontributi ishte i jashtëzakonshëm edhe në Premier League, atje ku mundi të finalizonte 36 herë. Përveç tripletës, me Champions League, kampionat dhe Kupë, Haaland, arriti të fitonte gjithashtu edhe Superkupën e Europës me Blutë e Manchesterit.

Në këto arritje, 23 vjeçari ishte më i dalluari nga të tjerët, e për këtë arsye, është votuar si më i preferuari.

Fituesit e çmimeve të shpërndara nga UEFA, janë përcaktuar nga një juri trajneësh dhe gazetarësh, të cilët e kanë bërë analizën, në bazë të performancave të secilit kandidat.