Manchester City, dëmtohet rëndë në gju Kevin De Bryune

Sport

de
Manchester City ka marrë një lajm të keq pasditen e së mërkurës, pasi Pep Guardiola mësoi se Kevin De Bryune ka marrë një dëmtim të rëndë në gju. Mesfushori belg është dëmtuar gjatë seancës stërvitore, dhe ndonëse për momentin nuk bëhet e ditur se në çfarë shkalle është dëmtimi i tij, burime pranë “citizens” thonë se ai do të mungojë për një periudhë kohore prej 2 apo 3 muajsh. Futbollisti do të niset drejt Barcelonës, ku do të kryejë vizita të detajuara me një mjek specialist të klubit.

bryne
Dëmtimi i De Bryune është një goditje e rëndë për Manchester Cityn e Pep Guardiolas, pasi 27-vjeçari është një nga pikat kyçe të formacionit të trajnerit spanjoll. Për më tepër, dëmtimi i tij vjen në një moment kur merkatoja në Angli është mbyllur, dhe më herët, kampionët ishullorë nuk afruan ndonjë lojtar të ri në qendrën e mësfushës. Megjithatë, altrnativat për Guardiolan nuk mungojnë, pasi në vend të belgut mund të zhvendosen lojtarë si Ilkay Gundogan, Bernardo Silva apo David Silva.  Në ndeshjen hapëse të sezonit të ri të Premier League, kampionët në fuqi të Anglisë mposhtën 2-0 në transfertë skuadrën e Arsenal, sfidë të cilën De Bryune e nisi nga stoli.