David Silva mungoi te Manchester City për shkak të lindjes së parakohshme të djalit të tij Mateo. Lajmi zyrtar tashmë ka konfirmuar atë çka përflitej. 31-vjecari spanjoll mungoi në ndeshjet me Newcastle-in dhe Crystal Palace në Premier League, për shkak të gjendjes së vështirë që ka pasur djali i tij. Pep Guardiola komunikoi më 2 janar se Silva pati marrë leje për shkak të një çështje familjare dhe se për të tillë arsye ai ishte i lirë të largohej për sa kohë të mundej. Silva u rikthye në Manchester të martën dhe luajti ndeshjen e fituar 3-1 me Watfordin. Përmes një postimi në Twitter të publikuar të mërkurën mbrëma, ai zbuloi gjendjen e vështirë që ka djali i tij, që sikurse ka thënë spanjolli “po lufton dita-ditës”. Silva falenderoi për mbështetjen shokët e skuadrës, klubin dhe sidomos Guardiolën. Pas fitores së radhës që arriti City, trajneri spanjoll tha se 31-vjeacrit mund t’i duhet sërish kohë për të qenë pranë familjes dhe për këtë ai është i lirë të largohej sërish. “Silva është i domosdoshëm për ne, por familja është gjithcka në jetë dhe për këtë as që dua ta shty. Nëse humbasim pikë prej mungesës së tij, le të ndodhë” – ka thënë Guardiola. Silva në muajin nëntor ripërtëriu kontratën. Ky është viti i 8-të i tiji në Manchester ku numëron 330 ndeshje me 56 gola dhe 111 asiste.