MANCHESTER CITY – BAYERN MUNICH TS1 HD, 21:00 Pep Guardiola (trajner i Man City):

Sport

“Përsëri duam të përpiqemi të fitojmë kompeticionin. Eshtë një nder të jesh këtu ndaj një klubi elite si Bajerni i Mynihut. Por nuk mund të marrim asgjë si të sigurt. Gjëja e rëndësishme është që jemi këtu dhe kemi mundësinë të bëjmë më të mirën tonë. Natyrisht, me synimin për të qenë, pse jo, perfekt, në mënyrë që të marrim një rezultat pozitiv. Kam parë 3 apo 4 ndeshje që Bajerni ka luajtur nën drejtimin e THomas Tuchel… Por ndoshta, në sfidën kundër nesh do të provojnë dicka të re, nuk e di… Me siguri mund të them se bavarezët kanë cilësi në të gjithë repartet. Padyshim që do të jetë një përballje e vështirë, sic janë gjithmonë ato me një skuadër si Bajerni. Nga ana jonë jemi të përqendruar mbi atë që duhet të përmirësojmë, për të bërë një paraqitje sa më të mirë në këtë ndeshje të parë, ndaj një kundërshtari që është ndër favoritët për të fituar trofeun. Për ne, Haaland është shumë i rëndësishëm. Ai erdhi për të na ndihmuar që të fitojmë Ligën e Kampionëve. Është me rëndësi që kemi një lojtar, i cili mund të shënojë nga asgjëja. A jemi skuadra më e mirë, për fituar Champions Leaguen? E njëjta pyetja më bëhet prej gjashtë apo shtatë vjetësh. Ne kemi provuar çdo sezon, por ka ekipe me të cilat përballeni që janë gjithashtu të mira. Detyra jonë është të provojmë si përherë, por kjo nuk do të thotë se do të fitojmë. Edhe një yll i basketbollit, si Majkëll Xhordan, fitoi gjashtë tituj NBA, por sa sezone luajti? 16. Duhet të jemi perfekt për të marrë një rezultat të kënaqshëm, duke pasur parasysh edhe ndeshjen e kthimit në Gjermani. I kam kërkuar skuadrës të harrojë Premier League dhe të fokusohet vetëm te Bajerni. Mund të them se lojtarët po reagojnë shumë mirë”.