Prej janarit të këtij viti Rey Manaj është një nga futbollistët shqiptar të mbetur pa skuadër, si rrjedhojë e shkëputjes së kontratës me Uatfordin në Angli. Në fakt kundër lushnjarit, që gjithashtu ka humbur edhe Kombëtaren gjatë kësaj periudhe, kishte interesim nga disa klube spanjolle dhe italiane. Mirëpo ja që lojtari që ka një përvojë edhe me Barcelonën në La Liga, nuk preferoi asnjë nga ofertat e ardhur. E kështu vendosi që të presë deri në verë për të bërë zgjedhjen e duhur.
Gjatë këtyre muajve, sulmuesi ka jetuar mes Anglisë dhe Italisë, teksa mësohet se është duke u stërvitur individualisht për të ruajtur formën e duhur atletike. Ndërkohë që po shijon edhe kohën e lirë, duke mos i kursyer vetes as luksin. Gjithcka konfirmohet nga video në “Insta-Story” sulmuesi është filmuar teksa mbërrin në fushën stërvitore ku po kryen përgatitjet individuale, mbi një Ferrari F12 Berlinetta, që kushton plot 300 mijë euro. Në këtë mënyrë, Manaj ka vendosur të shijojë më së miri pushimet e tij, në pritje për të vlerësuar me kujdes ofertën joshëse, për rikthimin sa më të shpejtë si futbollist profesionist. Gjë që do të sillte si rrjedhojë edhe marrjen në konsideratë nga trajneri i Kombëtares, braziliani Silvinjo.