Sivaspori në Turqi është stacioni futbollistik i radhës për Rei Manaj, që kështu do t’i kthehet futbollit të luajtur pas një pushimi të gjatë. Sulmuesi u largua nga ëatfordi që në fillimin e shkurtit, por priti gjatë për të gjetur ekipin e ri. Tashmë është zyrtarizuar kalimi i tij te Sivaspori, skuadër që ndodhet në Superligën e Turqisë dhe ka nënshkruar me sulmuesin lushnjar një kontratë 3-vjeçare, pra deri në 2026-n. Kështu, Manaj shton koloninë e lojtarëve me prejardhje shqiptarëve që luajnë në Turqi, mes të cilëve mund të përmenden Cikalleshi, Cekici, Veseli apo edhe Ethemi, Hadërgjonaj, Dreshevic, Aliti, Loshaj e Topalli.
Rey, pas firmës së hedhur, ka lëshuar edhe një mesazh prezantimi për tifozët e klubit turk, duke folur në gjuhën spanjolle, teksa përmbledhja e mesazhit ishte se nëse i ke vënë vetes një qëllim mos u dorëzo kurrëm, por kujto se fitoret e mëdha vijnë duke luftuar. Ndonjëherë edhe mund të kesh vështirësi, por nuk je vetëm, sepse ke në mbështetje mijëra tifozë, të cilët i shtojnë forcë forcës tënde. Ndërsa në fund është shprehur: “Unë Jam Rei Manaj dhe gjendem këtu për realizimin e objektivave dhe fitoreve të reja në këtë sezon”.
Kjo është skuadra dhe kampionati i radhës në karrierën e Manajn, që më parë ka luajtur në Itali, për Kremoneze, Inter, Peskara, Piza e Specia, si dhe në Angli e Spanjë, te Granda, Barcelona, Albasete. Duke totalizuar 213 ndeshje deri tani dhe shënuar 51 gola. 26 vjecari numëron edhe 30 prezenca me Kombëtaren e Shqipërisë, ku ka gati një vit që nuk grumbullohet.