I papërmbajtshëm është shfaqur Rei Manaj në Kupën e Turqisë. Sulmuesi shqiptar, ka realizuar jo një, por plot tre herë në ndeshjen që Sivasspori luajti të enjten në Kupë kundër skuadrës së divisionit të tretë turk, Artvin Hopaspor. Sivaspori ku sulmuesi lushnjar luajti nga minuta e parë, mori një fitore të thellë 4-0 në këtë sfidë të lefshme për turet e para eleminatore të Kupës së Turqisë, teksa ia doli edhe të kualifikohet më tej. Por ai që spikati ishte pikërisht Manajn, me shqiptarin, i cili shënoi tripletë në harkun e minutave të pjesës së parë.
Ai e hapi serinë e golave në minutën e gjashtë me një gjuajtje të saktë brenda zonës, ndërsa dy golat tjerë erdhën në minutat 35’ dhe 42’, duke përfituar edhe nga gabimet e mbrojtjs kundërshtare, për të fiksuar në këtë mënyrë epërsinë e dukshme të Sivasporit që ka rrumbullakosur gjithcka me një poker në minutat e fundit të takimit, ateherë kur shënoi Kaya.
Me këto tri gola të realizuar, sulmuesi 26-vjeçar ka kapur kuotën e pesë golave në nëntë ndeshje ku është aktivizuar në të gjithë kompeticionet. Përvec këtyre tre në Kupë, ka edhe 2 të shënuar në Superligën turke, pas 8 ndeshjeve ku është aktivizuar aty. Sigurisht kjo tripletë do t’i shërbejë shumë lushnjarit edhe në aspektin psikologjik, për të përballuar me bindje dhe besim më të madh ndeshjet e ardhshme të sezonit. Me shpresën natyrisht që do të tërheqë edhe vëmendjen e Syvinjos, për ta kthyer në Kombëtare.