Man.Utd shijon përmbysjen e pabesueshme, Solskjaer: Ky është Unaited!

Sport

united
Nëse ndokush kishte dyshime sesa rëndësi kishte për Manchester Juniated përmbysja e realizuar në Paris, mjafton të shohësh foton e festimit të tre legjendave të klubit në dhomat e zhveshjes për të kuptuar gjithcka. Eric Kantona, Sir Alex Ferguson dhe Ole Gunnar Solskjaer, tre firgua që kanë zënë vendin e tyre të rëndësishëm në historinë e Junaited, përjetuan vërtet një mbrëmje të paharrueshme në “Parc de Princes”.Pa frikë mund të thuhet se ishte një triumf, që ndoshta errësoi atë natë të rreth 20 vjetëve më parë në Barcelona. Atëherë kur Manchesteri i Ferguson arriti të përmbysë Bajernin në finalen e Ligës së Kampionëve, pikërisht falë një prej golave më të paharrueshëm të Solskjaer në kohën shtesë.Pothuajse dy dekada më vonë, norvegjezi tashmë i ulur në pankinën e “Djajve të Kuq” me siguri që ripërjetoi të njëjtat emocione kur Markus Rashford, sërish në minutën e 94-t, ktheu në gol atë penallti përballë Bufonit. Me Manchester Junaited që u bë ekipi i parë në historinë e kompeticionit që kthen në favor një humbje 0-2 të fiksuar në takimin e parë. E si rrjedhojë fitoi një vend mes 8 skuadrave më të mira të Evropës, duke shokuar Paris SG.

2019 01 16 wic 47206517 I1

“Kjo është Champions League, ky është spektakli me të gjithë emocionet që dhuron. Por mbi të gjitha ky është Manchester Junaited! Kishim një plan për të shënuar një gol të shpejtë, por sinqerisht nuk e prisnim pas dy minutash. Por kjo na e solli ndeshjen në dishezë…”, është shprehur Solskjaer në emocion e sipër.Francezi Cantona, që ndihmoi Junaited për të fituar 4 tituj kampionë dhe dy FA Cup gjatë viteve ’90, nuk e fshehu gëzimin e tij, duke u mjaftuar të thotë se ishte vërtet i gëzuar me atë që arriti të bëjë skuadra angleze brenda në Paris. Protagonisti i padiskutuar në fushë ishte padyshim Romelo Lukaku, autor i dy golave që mbajtën gjallë shpresat e Junaited deri në momentin e penalltisë finale. “Besimi në vete mund të bëjë diferencën në momente të tilla. Jam vërtet krenar për skuadrën time”, kanë qenë fjalët e sulmuesit belg, i cili në zonën miks ka festuar edhe me Markus Rashford dhe Pol Pogba, një nga 10 mungesat me të cilat “Djajtë e kuq” përballuan transfertën pariziene.