MAN. UTD – 80 MILONË PËR MARTIAL?! VAN GAAL I QUAN ABSURDITET

Sport

140914143503-man-utd-story-top
“Shuma e parave të përdorura për të transferuar Anthony Martial te Manchester United, ishte një absurditet”, kështu është shprehur Louis Van Gaal për transferimin e 19-vjecarit te “Djajtë e Kuq”. Martial i cili pak ditë më parë debutoi edhe me përfaqësuesen e Francës, u transferua nga Monaco për shifrat e plot 80 milionë eurove, shumë parash kjo e cila sipas teknikut Van Gaal është thjeshtë tregues i një bote të çmendur që në futboll po i kalon kufijtë e perceptimeve normale ekonomike.
Gjithsesi Van Gaal tha vetëm fjalë të mira për talentin francez, i cili është pagëzuar si Henry-ja i ardhshëm. Tekniku i Djajve të Kuq ndër të tjera tregoi se transferimi i Martial te United, nuk është bërë për të personalisht, por për Ryan Giggs-in, të cilin Van Gaal e ka përshkruar si trajnerin e ardhshëm të Manchester United-it. Në projektin e së ardhmes, sipas Van Gaal, Martial zë vend kryesor. Trajneri holandez foli edhe për ndeshjen e së shtunës përballë Liverpool-it, ndeshje të cilën ai tha se United do ta fitojë. Por ndërkohë Van Gaal është kritikuar prej ish-kapitenit të United-it, Rio Ferdinand, i cili është shprehur se me mënyrën e lojës së holandezit, tifozët e United-it nuk duhet të presin shumë spektakël. Ish-mbrojtësi i “Djajve të Kuq”, duke iu bashkuar kritikave të Poul Scholes, ka thënë më tej se United me këtë gjendje nuk mund ta fitojë Premier League-ën e aq më pak Ligën e Kampionëve. Ndërkohë nga ana tjetër sipas prestigjiozes “The Sun”, Van Gaal po përballet me një grup lojtarësh të cilët i janë kundërvënë për mënyrën e stërvitjes dhe po ashtu edhe për mënyrën e lojës që i ka diktuar ai skuadrës. Grupi i lojtarëve, emrat e të cilit nuk bëhen publik, thuhet të ketë pasur një diskutim me holandezin që në fillim të sezonit, por nga fakti që asgjë nuk ka ndryshuar nga loja e United-it, shtypi britanik thotë se diskutimet mund të kenë qenë të kota.