Man.United, Peter Schmeichel mbron punën e bërë nga Solskjaer

Sport

Ole Gunnar Solskjaer vijon të jetë trajneri i Manchester United, edhe pse më herët gjatë këij sezoni, ishte të shumtë zërat që e shihnin të shkarkuar. Tekniku norvegjez vijon të ketë besimin e drejtuesve, por edhe të tifozëve të ‘djajve të kuq’, të cilët e shohin Solskjaer si njeriun e duhur për të çuar përpara projektin aktual të klubit. Edhe pse ndaj tij ka patur shpesh kritika, ka edhe nga ata që e vlerësojnë së tepërmi punën e 47-vjeçarit. Ish-shoku i tij i skuadrës, portieri Peter Schmeichel ka dalë në krah të norvegjezit, duke mbrojtur punën e tij dhe duke thënë se ai është njeriu i duhur për të çuar përpara skuadrën e Manchester United. Sipas Schmeichel, emri i madh i klubit bën që shumë njerëz të presin rezultate të mëdhaja që në fillim, por një projekt i tillë, si i ‘djajve të kuq’, kërkon kohën e caktuar për të marrë frytet që të gjithë në ‘Old Trafford’ presin. Schmeichel këmbënguli se Solskjaer është një trajneri i nivelit të lartë dhe se skuadra nuk ka nevojë për një teknik tjetër. Për më tepër, fakti që karriera e Solskjaer ka qenë aq e lidhur me fanellën e ‘djajve të kuq’, bën që lojtarët e rinj e të talentuar në radhët e ekipit, të kuptojnë më mirë se çfarë rëndësie ka të luash për një fanellë të tillë. Edhe pse jo gjithmonë dëshirat e tij në merkato janë realizuar, Solskjaer ka arritur të ndërtojë një skuadër mjaft të fortë, që jo vetëm provon të luajë bukur, por zbret gjithmonë në fushën e lojës për të marrë rezultatin më të mirë të mundshëm. Schmeichel thotë se kjo është tamam ajo çfarë i shkon një klubi si Manchester United, prandaj të gjithë sipas tij duhet të kenë besim të aftësitë e trajnerin Solskjaer.