MOLGEN – Pep Guardiola, trajner i Man.Sitit:
“Thjesht së pari duhet të shijojojmë momentin dhe rrugëtimin që na pret. Ndihemi të lumtur që jemi këtu dhe jemi të përqendruar te ndeshja që kemi përpara për të luajtur. Prioriteti është ndeshja e radhës, gjithmonë ka qenë kështu që kur kam ardhur këtu. Duhet ta nisim mirë këtë kompeticion. Ka më shumë ndeshje të forta sesa sezonet e kaluara, por nëse nis me një rezultat të keq, është gjithmonë më e vështirë. Sezonin e kaluar barazuam kundër Interit, shpresojmë të marrim një rezultat më të mirë ndaj një tjetër skuadre italiane, sic është Napoli. Do të jetë një ndeshje shumë e vështirë, pa dyshim. Ky format i Ligës së Kampionëve është më i pasigurt; thjesht duhet të sigurosh më shumë pikë të jetë e mundur, për të përfunduar në 8 vendet e para, ose përndryshe, në 24 vendet e para”, Kevin De Brujn? Patjetër që do ta takoj pas ndeshjes, mezi po pres… Ndikimi i tij nuk është një surprizë për mua; lojtarët në atë nivel përshtaten shpejt. E dija që nuk do të kishte nevojë për kohë, për t’u përshtatur dhe për të performuar në një nivel të lartë”. Nuk jam i befasuar as nga Skot MekTomini, pasi ai është shfaqur gjithmonë në gjendje të shkëlqyer edhe te Mançester Junaitid. Vetëm ndoshta aty nuk kishte hapësirat që meritonte”.
HANSI – Donnarumma, portier i Man.Sitit
“E falënderoj trajnerin, për mua është një nder dhe krenari të jem këtu dhe ta kem atë si trajner. Është histori futbolli, prandaj jam shumë i emocionuar të jem këtu. Sigurisht, ende kam shumë për të përmirësuar dhe mund të jap shumë më tepër; ky është objektivi im: të përmirësohem vazhdimisht dhe të jap gjithçka për skuadrën. Unë isha shumë i qartë, dëshira ime ishte të vija këtu. Ky ishte opsioni im i parë dhe i vetëm, e vetmja gjë që doja. Champions? Sigurisht, është një nga objektivat që kemi. Duhet gjithmonë të ëndërrojmë gjëra të mëdha, por ta bëjmë me përulësi. Duhet të mendojmë ndeshje pas ndeshjeje. Ndaj Napolit do të jetë e vështirë; e para në Ligën e Kampionëve është gjithmonë më komplekse. Do ta bëjmë kundër një skuadre të madhe. E njoh shumë mirë Napolin, qytetin dhe trajnerin. Disa nga shokët e mi të kombëtares janë aty, prandaj e di që do të përballemi me një skuadër shumë të fortë”.
HANSI – Antonio Conte, trajner i Napolit:
“Do të jetë një ndeshje shumë e vështirë. Përballemi me një klub që ka fituar gjithçka në vitet e fundit dhe me një trajner që për mua është më i miri në botë. Ne vijmë këtu me përulësi, por edhe me dëshirë për të kuptuar se ku ndodhemi në rrugën tonë. Do të kemi një mal shumë të vështirë për t’u ngjitur, por kemi dëshirën për të mësuar dhe për të bërë hapa përpara. E shohim veten si nxënës që përballen me mësuesit. Duam të përfitojmë nga ky proces, pa u shmangur nga identiteti ynë. Do të luajmë me pikat tona të forta dhe dobësitë tona, sepse vetëm kështu mund të rritemi. Po përpiqem të përshtas lojën në mënyrë që lojtarët më të mirë të jenë gjithmonë në fushë. Me ardhjen e De Bruyne kemi gjetur zgjidhje të reja, ndërsa gjatë sezonit kemi mundësi të alternojmë skemat, qoftë 4-3-3 apo të tjera. E rëndësishme është që skuadra të mbetet e guximshme dhe të kuptojë sa është hendeku mes nesh dhe një makinerie si Siti. Pep është në Mançester prej një dekade, gjë shumë e vështirë në futbollin modern. Ka krijuar një sinergji të jashtëzakonshme me klubin dhe lojtarët. Çdo vit gjen energji dhe ide të reja, dhe kjo tregon madhështinë e tij”.
MOLG – Di Lorenzo, mbrojtes i NApolit:
“Po përballemi me një ekip të nivelit të lartë dhe vitin e kaluar na mungoi të luanim kundër këtyre ekipeve të shkëlqyera. Sonte në një sstadium madhështor dhe të jashtëzakonshëm si “Etihad” do të shohim se ku ndodhemi në rrugëtimin tonë të rritjes. Unë dhe Donaruma bëmë shaka për këtë ndeshje dhe jam i lumtur ta shoh përsëri Xhilion sërish në një mbrëmje madhështore për futbollin evropian. Na ka munguar jo pak Liga e Kampionëve dhe jemi të emocionuar që jemi kthyer atje. Vitin e kaluar punuam shumë për t’u rikthyer në këto ndeshje të shkëlqyera që të servir ky kompeticion.”