“Man.City ka për të qenë një sfidë shumë e vështirë.”; Andre Villas-Boas, trajneri i Marseille

Sport

“Në sfidën e parë të grupit mund të kishim marrë një rezultat më të mirë. Luajtëm në mënyrën tonë, por duhet të kishim shfrytëzuar më mirë rastet tona. Ndaj Man.City ka për të qenë një sfidë shumë e vështirë. Pep Guardiola është i aftë të të surprizojë gjithnjë dhe problemi kryesor për ne është se ata kanë disa pika të forta ku mund të mbështeten. Nuk mendoj se kundërshtarë të këtij niveli kërkojnë shumë punë për të studiuar. Të gjithë i njohim cilësitë e tyre dhe lojtarët e mi janë të vetëdijshëm se duhet të japim më shumë se maksimumin në këtë ndeshje. Në stërvitje i kam parë të përkushtuar, prandaj mund të them se dëshira për të marrë një rezultat pozitiv është prezente brenda ekipit.”