Man.City, Foden pranë rinovimit; klubi ka gati kontratën e re

Sport

Phil Foden do të vijojë të jetë pjesë e Manchester City, të paktën deri në vitin 2028. Ky lajmi i publikuar nga mediat angleze, që konfirmojnë se agjenti i lojtarit dhe përfaqësuesit e klubit kanë gjetur një marrëveshje paraprake për të zgjatur bashkëpunimin mes tyre. Foden shihet si një nga elementët më të rëndësishëm të klubit sa i përket të ardhmes, me trajnerin Pep Guardiola që asnjëherë nuk i ka kursyer elozhet për 22-vjeçarin. Kontrata aktuale e Foden skadon në qershorin e 2024-ës dhe tek Manchester City nuk duan të rrezikojnë, duke kërkuar një rinovim të kontratës me lojtarin brenda këtyre muajve. Foden ndërkohë do të shohë një rritje të ndjeshme të pagës së tij. Madje lojtari i kombëtares angleze do të bëhet lojtari i tretë më i paguar tek ‘cityzens’, duke u renditur vetëm pas Kevin De Bryune dhe Erling Haaland. Foden do të përfitojë rreth 1 milionë paundë në javë, duke u bërë ndër më të paguarit në Europë në moshën e tij. Nëse raportimet e mediave do të konfirmohen, atëherë Phil Foden do të përfitojë në total nga kontrata e re me Manchester City plot 78 milionë paundë, të shpërndarë përgjatë 6 viteve. Ende nuk dihet nëse në marrëveshjen e re të lojtarit do të përfshihet një klauzolë largimi e tij apo jo, por është e qartë se Manchester City kërkon ta kthejë Foden si një nga shtyllat e skuadrës në të ardhmen. Gjatë sezonit të ri, sulmuesi numëron 9 ndeshje të luajtura mes ‘Champions League’-ës dhe kampionatit anglez, me 3 gola të shënuar e 2 asiste. Ai është një produkt i akademisë së Manchester City, ndërkohë vlera e tij në merkato llogaritet në të paktën 90 milionë euro.