Mes spektaklit dhe atmosferës mjaft të bukur në stadiumin ‘Karaiskakis’, Manchester City ia ka dalë mbanë të sigurojë një tjetër trofe, teksa mposhti Sevilla-n pas goditjes së 11-metërshave në ‘Super Kupën’ e Europës. Takimi i luajtur në Athinë nisi me një ritëm mjaft të lartë dhe të dyja skuadrat guxonin për të rrezikuar. Por në momentin që City mori kontrollin e topit e nisi të bënte lojën e zakonshme, Sevilla ia doli të goditse. Marcos Acuna hodhi një krosim të mirë në qendër të zonës së anglezëve, aty ku Youssef En-Nesyri kërceu më lart se të tjerët dhe mposhti portierin Ederson, me një goditje të pamundur për t’u ndalur. Sulmuesi 26-vjeçar numëron tashmë 18 gola të shënuar në të gjitha kompeticionet përgjatë vitit kalendarik 2023 dhe nga ‘La Liga’, askush nuk ka bërë më mirë se ai, me Robert Leëandoëski-n e Barcelonës që e ndjek me 15 realizime. Ata të Sevilla-s do të vendoseshin të gjithë në mbrojtje, duke e mbyllur pjesën e parë në avantazh. Me nisjen e fraksionit të dytë, skuadrat patën të tjera raste të mira. Andaluzianët ishin më konkretë me daljet në kundërsulm dhe në disa raste, En-Nesyri pati shansin të dyfishonte rezultatin, por nuk ia doli të mposhtte portierin Ederson. Në anën tjetër, lojtarët e Guardiolas shtuan presionin, duke gjetur golin në minutë e 63-të, me të riun Cole Palmer. 21-vjeçari do të kthente në gol një asist të Rodri-t, duke u bërë i pari lojtar pas Michael Oëen në 2001-shin, që shënon gol në ‘Community Shield’ dhe ‘Super Kupën’ e Europës. Po ashtu, Palmer u bë futbollisti i dytë më i ri në moshë që gjen golin në një takim për këtë trofe, duke u renditur pas Marco Asensio-s. Koha e rregullt do të mbyllej në barazim 1-1 dhe skuadrat do të vendosin fatin e tyre tek penalltitë. Tek City, të gjithë ishin të saktë, duke fituar duelet me portierin Bounou, ndërkohë që tek Sevilla gabuan vetëm tek penalltia e fundit. Gudelj goditi tranversën, duke i dhuruar Pep Guardiola-s trofeun e katërt në karrierë të ‘Super Kupës’, çfarë e barazon në këtë arritje me Carlo Ancelotti-n. Interesant është fakti se 4 rastet e fundit që kanë parë këtë trofe të vendosej me penalltitë, ka parë të përfshiehn skuadrat angleze