Pep Guardiola (trajner i City):
“Ajo që dua në këtë moment të vështirë që po kalojmë, është përkushtimi nga lojtarët! Thjesht të bëjnë atë që duhet të bëhet! Kam ndjesinë që në këtë sezon do të realizojmë sërish arritje të rënmdësishme. Unë nuk heq dorë kurrë! Kjo seri humbjesh që kemi bërë, tregon se edhe ne jemi qenie njerëzore! Por duhet të vazhdojmë të këmbëngulim, të krijojmë më shumë. Por edhe të pësojmë më pak! Ndaj Fejnordit në fushë do të futemi si gjithmonë, për të fituar! Kështu shpresoj! Nëse jo, të dielën tjetër! Ose në sfidën e mëpasshme. Dëshira është e madhe për ta ndryshuar të gjithë këtë situatë dhe ne do të përpiqemi ta konkretizojmë! Çfarë duhet të bëjmë më tepër? Të vijojmë të këmbëngulim. Duhet të fitojmë një ndeshje (për t’u rikthyer në rrugën e duhur. Të mos harrojmë që kemi edhe shumë dëmtime, si Rodri, Ruben Dias, Mateo Kovacic, Jeremy Doku e Oscar Bobb.
De Bruyne? Nuk di cfarë të them për rinovimin e tij, varet cdo gjë nga vetë Kevin. Ashtu si Bernardo Silva, ai do të vendosë kur është më mirë për të dhe për ekipin. Ai nuk dëshiron të jetë në pozicionin që nuk mund të luajë çdo tre ditë. Kur ai është i disponueshëm, ai duhet të luajë. Ne nuk qëndrojmë këtu sepse kemi bërë diçka të veçantë, ne jemi këtu, në këtë klub, sepse vazhdojmë të fitojmë. Kjo është ajo që na jep stimul, për të ecur përpara ”.
Brian Priske (trajneri i Feyenoord):
“Kur luan në këtë nivel kundër kundërshtarëve kaq të mëdhenj, është e rëndësishme të shfaqesh me guxim të madh në fushën e loojës. Ndeshja në transfertë kundër Benficas ishte një shembull i mirë në këtë drejtim. Ne kemi një sfidë të madhe përpara, por gjithmonë kemi shanset tona. Për mua ata, pavarësisht periudhës jo të mirë që po përjetojnë, janë ende një nga skuadrat më të mira në botë. Praktikisht një ekip i klasit botëror. Për shembull, në fundjavë ata ishin vërtet të pafat, kur morën humbjen e radhës me Tottenham. Ata sigurisht që nuk do të nënvlerësojnë askënd. Fakti që ata kanë humbur pesë herë radhazi nuk ndryshon asgjë për ne. Do të duhet të jemi në maksimumin tonë për të marrë kontrollin e ndeshjes, për të provuar që t’u bëjmë keq atyre me ndonjë kundërsulm të mundshëm. City ka lojtarë shumë të mirë, sipas meje. Madje është ende skuadra më e mirë në botë. Nga ana jonë e dimë që duhet të luajmë një ndeshje perfekte, për të marrë një rezultat pozitiv. Veçanërisht në mbrojtje duhet të tregohemi tepër të kujdesshëm dhe të vëmendshëm, për të mos bërë gabime që do të na kushtonin shtrenjtë. Santiago Giménez? Ai më ka shtyrë gjatë gjithë javës që ta përfshij atë në ndeshjen e kësaj jave dhe po ashtu në përballjen e ardhshme, por atij i duhet ende pak më shumë kohë për të qenë plotësisht i disponueshëm”.