Man City, Ederson hyn në librin e rekordeve ‘Guiness’

Sport

ederson
Portieri i Manchester City, Ederson Moraes i është gëzuar titullit të Premier League bashkë me shokët e skuadrës, që në sezonin e tij të parë në Angli.  Mirëpo braziliani 24-vjeçar ka shënuar një tjetër arritje këtë vit. Ai është futur në librin e rekordeve “Guiness”, për rivënien fundore më të gjatë. 75,33 metra ishte gjatësia që përshkroi topi i goditur nga Ederson, në një sfidë kundër Tottenham, por që nuk saktësohet nëse bëhet fjalë për një nga sfidat e kampionatit anglez apo të turneut veror “International Cup”.

ederson2

Ederson, i transferuar tek Manchester City nga Benfica verën e kaluar për shifrën e 40 milionë eurove, kërkonte çmimin e “Dorezës së Artë” në Angli sa i përket ndeshjeve ku ai e ka mbajtur portën të paprekur, por ky vlerësim këtë sezon shkoi për David De Gean e Manchester United. Gjithësesi, të besuarit e Pep Guardiolas pasi arritën të thyejnë rekordin e më shumë fitoreve, golave dhe pikëve me fitoren nda Brighton, në ndeshjen e fundit të kampionatit kundër Southampton, në rast fitoreje do të bëhen skuadra e parë në historinë e Premier League që arrin kuotën e 100 pikëve brenda një sezoni.