Man.City, De Bruyne arrin rekordin e Henry në ‘Premier League’; Belgu në formë të shkëlqyer

Sport

Manchester City nuk toleroi aspak në sfidën e fundit të sezonit në ‘Premier League’, pasi mposhtën 5-0 skuadrën e Norwich. Protagonisti kryesor i kësaj sfide ishte absolutisht Kevin De Bryune, i cili shënoi një dopietë dhe shërbeu një asist, ndërkohë që rrugën e rrjetës e gjetën edhe Gabriel Jesus, Raheem Sterling dhe Riyad Mahrez. Mes dy golave të De Bryune është e vështirë të zgjedhësh më të bukurin, por ajo që kishte më shumë rëndësi për mesfushorin e City-t, ishte asisti në golin e Sterling. Ky ishte asisti numër 20 në ‘Premier League’ në këtë sezon, duke bërë që De Bryune të arrijë rekordin historik të Thierry Henry, cili në sezonin 2002/2003 kompletoi ekzaktësisht 20 asiste. Për De Bryune ndërkohë pretendohet se i janë mohuar edhe dy asiste në këtë sezon, një prej të cilëve po në sfidën e javës së 38 ndaj Norëich, tek goli i Mahrez. Megjithatë, për vetë De Bryune, meritë të madhe për këtë arritje të tij kanë edhe shokët e skuadrës, të cilët gjithnjë kanë ditur se si t’i shfrytëzojnë pasimet brilante të belgut. Kështu, 29-vjeçari e mbyll sezonin në Angli me 13 gola dhe 20 asiste, çfarë për tifozët janë mëse të mjaftueshme për të shpallur lojtarin më të mirë të vitit në Angli, edhe pse i favorizuar për këtë çmim shihet kapiteni i Liverpool, Jordan Henderson. Forma e shkëlqyer e Kevin De Bryune nuk është anashkaluar as nga trajneri Pep Guardiola, i cili thotë se belgu i jep një tjetër ‘fytyrë’ skuadrës së Manchester City dhe sipas tij nuk ka asnjë diskutim se mesfushori belg është një nga lojtarët më të mirë në botë për momentin.