Dolores Aveiro kishte tre fëmijë kur mësoi se ishte përsëri shtatzënë. Mendimi i saj i parë ishte ta abortonte djalin por fatmirësisht nuk e bëri. Në librin biografik “Mother’s Courage”, ajo rrëfen: “Unë kisha tre fëmijë dhe u përpoqa që ta abortoja por nuk munda. Fatmirësisht, sepse Cristiano ishte ylli që më ndriçoi jetën time.”
“Unë dua t’u them grave të mos e bëjnë këtë. Le të mendojnë dhe të luftojnë! Gjëja më e bukur që ne kemi janë fëmijët tanë“ – tha mamaja e Ronaldos gjatë promovimit të librit në San Paulo.