Maldini: Klubi nuk më ka respektuar

Sport

Paolo Maldini lëshon një rrufe në qiell të pastër, më saktë në qiellin e tymosur nga fishekzjarret e festës së titullit, vjen kjo kritikë e ashpër në drejtim të klubit nga një prej drejtuesve kryesor të Milanit.

“Nuk më kanë respektuar  as mua dhe as Massarën” – këto janë kritikat e ashpra që  Maldini ka lëshuar në drejtim të  drejtorit të përgjithshëm Gazidis dhe presidentit Scaroni pak ditë pas titullit të fituar dhe pak ditë përpara shitjes së mundshme të aksioneve  tek kompania investitore amerikane “RedBird”

“Unë dhe drejtori sportiv Ricky Massara jemi në fund të kontratës dhe deri më tani asnjë nuk na ka kërkuar të ulemi në bisedime, e jo më të rinovojmë. Për atë që kemi bërë jo vetëm me fitimin e titullit por edhe me cështjen Ragnick unë e shikoj si mungesë respekti. Duhet të ishim ulur në tryezë dhe më pas le të na thonin që puna juaj nuk na pëlqen. Unë dua të jem një garanci për Milanin, nuk dua të jem pjesë e një projekti që nuk ka një koncept fitues. E vërteta është që pronarët nuk na kanë kërkuar të bisedojmë dhe kjo nuk më pëlqen “- fjalë të forta të thëna nga ish kapiteni dhe përgjegjësi i sektorit teknik tek kuqezinjtë në intervistën e dhënë për “Gazzetta dello sport”, dhe që vendosin në dyshim serioz të ardhmen e Maldinit tek Milani.

Më tej ai ka prekur edhe merkaton ku gjithcka varet nga kalimi i pronësisë, në fakt aty varet edhe e ardhmja e Maldinit, piërisht tek kalimi i aksioneve tek “RedBird” , dicka që për momentin nuk ka ndodhur

“ Prej muajsh kemi lëvizur në merkato,por përmomentin për shkak të situatës nuk kemi dispnibilitetin ekonomik për të kryer hapin cilësor”- theksoi Maldini. Fjalët e artikuluara nga një legjendë e klubit kanë gjasa të ulin pak entuziazmin tek tifozët kuqezi, të cilët presin që triumfi në kampionat të jetë një pikënisje për tu kthyer fitues edhe në Europë.