Malcom zgjedh Barcelonën, Dembele diskuton largimin

Sport

1212 malc
Malcom Oliveira ka zgjedhur Barcelonën si skuadrën ku do të luajë nga sezoni i ardhshëm. Braziliani, i cili kishte arritur marrëveshjen me Romën dhe në kryeqytetin italian kishin filluar përgatitjen për prezantimin e tij, por një telefonatë e minutës së fundit të katalanasve drejt presidencës së Bordeaux, ka përmbysur gjithçka. Një blerje në limite kjo e Barcelonës, që pas refuzimit të ofertave të vazhdueshme për Willian të Chelsea, ka vendosur të nënshkruajë me Malcom. 41 milionë euro është vlera që do të paguajë skuadra blaugrana në arkat e Bordeaux, në fakt vetëm 3 milionë më shumë se sa oferta e akordit të Romës, por ajo që mendohet të ketë bërë diferencën është dëshira e vetë lojtarit.

dembele
21-vjeçari ka shkëlqyer sezonin që lamë pas, teksa në 38 takime, realizoi 12 gola dhe 8 asiste, ndërkohë që shënoi edhe një mesatare note prej 7.85 për ndeshje. Palët e përfshira në këtë transferim bënë gjithçka zyrtare fillimisht në rrjetet sociale, si për të mbyllur spekulimet që vazhdonin ta lidhnin lojtarin me Romën.  Ardhja e Malcom tek blaugranat është në vazhdimësi të operacionit që kërkon të mbyllë hapësirat e lënë bosh nga largimi i Neymar verën e kaluar. Investimi prej më shumë se 120 milionë eurosh tek Dembele nuk ka sjellë rezultatet e pritura, ndaj pozicioni i të riut francez vihet në diskutim. Në Spanjë ka spekulime që flasin për një largim të tij që në këtë merkato, por drejtuesit e Barcelonës po shqyrtojnë edhe mundësinë për t’i dhënë edhe një mundësi tjetër 21-vjeçarit që u transferua nga Borussia Dortmund.