Blerja e Malcom nga ana e Barcelonës për momentin është transferimi më i diskutuar i kësaj merkatoje. Kjo jo për shkak të shifrave të transferimit apo cilësisë së lojtarit, por për mënyrën se si katalanasit morën brazilianin, pasi ky i fundit kishte arritur akordin me Romën. Por Malcom nuk është rasti i vetëm që futbolli elitar evropian sheh gjatë afatit së transferimeve. Një tjetër brazilian, Willian, përpara së të transferohej tek Chelsea, kishte arritur akordin me skuadrën e Tottenham. Edhe bisedimet mes Spurs dhe Anzhit, që zotëronte kartonin e lojtarit ishin mbyllur me sukses. Mirëpo gjatë ardhjes së futbollistit në Londër, me justifikim për të bërë disa kontrolle për shëndetin, por në fakt u kontaktua nga Chelsea, me të cilët Willian luanin ende. Një rast i ngjashëm është edhe ai i Milinkoviç-Saviç në 2015, kur ishte vetëm 20 vjeç.
Serbi do të transferohej nga Gent tek Fiorentina. Madje lojtari vizitoi edhe stadiumin e violëve e kreu vizitat mjekësore, por në momentin e firmës u tërhoq për t’u nisur drejt kryeqytetit, ku e priste firma me Lazion. Berbatov në 2013 do të ndryshonte mendje plot 4 herë brenda 1 jave. Fillimisht ai arrinte akordin me Fiorentinën, më pas shkoi në Torino pranë Juventus. Por edhe aty ai nuk firmosi dhe la Italinë për të kryer vizitat mjekësore tek Bayern Munchen, për të përfunduar në fund me firmosjen e kontratës me skuadrën e Fulham. Thuajse si në çdo gjë tjetër, edhe në futboll, paraja mund të ndryshojë shumë gjëra. Diferenca e ofertës së Romës dhe Barcelonës për Malcom ishte vetëm 3 milionë euro, që për Bordeaux dhe vetë lojtarin ishin të mjaftueshme për të hedhur poshtë akordin e arritur me mund me Monchin. Me pak fjalë, motoja e Barcelonës, “Më shumë se një klub” është thjesht një slogan për tifozët, pasi realiteti për drejtuesit katalans është krejtësisht ndryshe.