Maguire gjithnjë e më pranë Manchester United

Sport

maguire harry
Harry Maguire ishte padyshim një nga zbulimet e kombëtares së Anglisë në botërorin e zhvilluar në Rusi. Mbrojtësi i Leicester City fillimisht shihej si një zgjedhje e gabuar e trajnerit Southgate, për shkak se nuk kishte eksperiencën e duhur për të luajtur me “3 luanët”. Por 25-vjeçari u provoi të gjithëve të kundërtën, duke qenë ndër lojtarët më vendimtarë të formacionit anglez.  Sigurisht në një kohë merkatoje, vëmendja e shumë skuadrave shkojnë tek lojtarë të tillë, por Manchester United duket se është e gatshme të finalizojë tratativat për qendërmbrojtësin. Skuadra e Leicester ka përfituar nga paraqitja e Maguire në botëror, për të rritur ndjeshëm çmimin e kartonit të tij, aq sa u kanë kërkuar drejtuesve të United një ofertë mbi 65 milionë paundë.

maguire 2
Një shifër e tillë për drejtuesit e “djajve të kuq” duket disi e lartë, por duke parë tregun e transferimeve të lojtarëve në 2 vitet e fundit, do të preferojnë të mbyllin sa më shpejt marrëveshjen, para se ndonjë klub tjetër të bëjë lëvizje konkrete për të.  Për momentin, tek Leicester duket se po i rezistojnë ofertave të United, por në “Old Trafford” flitet se Jose Mourinho e kërkon lojtarin në skuadër. Deri më tani, këtë verë, “djajtë e kuq” kanë shpenzuar 66 milionë paundë për afrimin e brazilianit Fred nga Shakhtar dhe portugezit Diogo Dalot nga skuadra e Portos.