Madrid, pas fitores me PSG, Ramos kthehet me një Fiat 600

Sport

reali2
Pas një tjetër fitoreje franceze në Champions League, kampionët e Realit të Madridit duket se ndihen të çliruar tashmë.Sergio Ramos shfaqi këtë gjë në kthimin e skuadrës në Valdebebas.Kapiteni i Los Blancos u paraqit në shtëpinë e 12 herë kampionëve të Evropës, me një makinë tejet unike, një Fiat 600.Modeli unik dy-dyersh i markës së njohur torineze, nuk kishte si të mos kishte edhe detajin dallues, “SR4”.

ramos

 

Dy javë më parë, Sergio i drejtohej ambienteve të Realit me një Audi RS6. Shtypi dhe gazetarët u morën shumë me të për faktin se qe veshur me një stil krejt të pazakontë, kambale, pantallona të kuqe, xhaketë e zezë dhe një kapele gjithashtu e kuqe. Nuk kaloi pa u vënë re as çanta e tij plot me personalizime. Një i apasionuar pas basketbollit dhe tatuazheve, edhe këtë sezon Sergio Ramos nuk ka harruar të bëjë mirë atë për të cilën ka spikatur, golat.

 

Edhe pse një mbrojtës, ai shënon vazhdimisht. Këtë sezon ka realizuar 4 herë deri më tani duke kontribuuar edhe me një asist. Sigurisht rekordi mbetet ai i vitit të kaluar me 10 gola. Me moshën që premton edhe për 2-3 sezone të tjera në nivele të larta të shumtë janë ata që besojnë se Ramos mund të kapë kuotën e 100 golave në karrierë, kuotë të cilën më parë, madrilenë si Roberto Carlos apo Fernando Hierro e kanë arritur. Aktualisht Ramos është ndalur në 88.