Madrid, gazeta AS thotë se Reali synon të nisë bisedimet për Lewandowskin

Sport

robert
Largimi i Robert Lewandowskit nga Bayerni i Munich-ut tashmë duket gjë e sigurt. Në fakt në Spanjë e konsiderojnë situatën e polakut të tillë me një pozicion që ka lirinë e zgjedhjes. Edhe pse Karl-Heinz Rummenigge, deklaroi pak ditë më parë se Lewandosky do të qëndrojë në Bayern Arena edhe vitin tjetër, krejt ndryshe raportohet nga shtypi. Sipas gazetës AS shumë shpejt Reali i Madridit synon që t’i kërkojë Bayernit të nisë bisedimet për shërbimet e 29-vjecarit. Lewandowski është raportuar në gjermani se ka pasur marrëdhënie të trazuara me disa nga lotjarët e grupit, duke përfshirë këtu Mats Hummels apo Thomas Muller.

rober2

Me situatën që kanë bavarezët, ku pjesa më e madhe e skaudrës po i kalojnë të 30-at, Bild analizon se shumë shpejt do të merret në konsideratë një largim për të mbushur arkat në mënyrë që skuadra të rinovohet me lojtarë të rinj. Kështu Lewandowski, që mund të kushtojë deri në 150 milionë euro, mund të jetë zgjidhja. Gazeta AS thekson nga ana e saj se në bisedimet me aksin Madrid-Munich do të jetë edhe cështja James Rodriguez. Huazimi prej 2 vitesh me 13 milionë euro i kolumbianit, mund të kthehet në një transferim permanent, por që biesedimet nga ana e Florentino Perez kërkohet që të mos përfshijnë në mes cështjen Lewandowski.