Luuk de Jong (sulmues PSV):

Sport

“Ky play-off në këndvështrimin tim ka të bëjë me ambicjen, ëndrrat dhe mbi të gjitha për të kuptuar sesa madhështore do të ishte, për të kaluar përsëri në fazën e grupeve të Champions League. Eshtë gjithmonë e njëjta ndjesi, pavarësisht se me cilën skuadër do të përballemi. Në skuadrën tonë, janë vetëm 5 apo 6 lojtarë, që e dinë sesi është të luajnë në nivelet më të larta të një kompeticioni prestigjoz sic është Championsi. Sezonin e kaluar e përjetuam shumë keq, pasi nuk patëm ecurinë e duhur. Por tashmë kemi rinisur më së miri, me lojtarë të rinj që kanë ardhur dhe mbi të gjitha me një trajner si Bosz, i cili na ka ndihmuar shumë sa i takon asaj që kemi dhënë në ndeshjet e para të këtij sezoni.”.