“Duam të luajmë ndeshjen tonë. Por gjithmonë e dimë që janë dy sfida për t’u luajtur, prandaj duhet ta kemi parasysh edhe këtë. Kemi shumë lojtarë cilësor dhe do të luajmë duke u bazuar në forcat tona. Kam shikuar disa ndeshje të Rajnxhërs. Me të vërtetë që atmosfera aty është e jashtëzakonshme. Eshtë krejt ndryshe nga stadiumet e tjera. Nuk mendoj se do të jetë e lehtë për ne. Duhet të jemi vërtet të përgatuitur për gjithcka, për të përballuar një kundërshtar të tillë. Ndonjëherë nuk e di se cfarë mund të ndodhë. Gjithcka mund të ndodhë… Sigurisht që na pret një impenjim i vështirë, edhe sepse bëhet fjalë për një nivel tjetër nga ajo që jemi mësuar të përballojmë në kampionatin tonë. Sidoqoftë do të bëjmë maksimumin për të marrë një rezultat sa më të mirë në fushën e Reinxhërs, për të shkuar disi më të qrtë në ndeshjen e kthimit pas një jave në Eindhoven”.