Lukas Kalvach, mesfushor i Plzen:

Sport

“Ndeshja ndaj Interit do të jetë mjaft e vështirë. Kjo është e qartë. Përballemi me një tjetër klub të madh, por këtë herë luajmë në shtëpi dhe e dimë se mund t’u hapim shumë telashe. Padyshim që do të bëjmë më mirë se sa në ndeshjen ndaj Barcelonës. Nuk ka për të qenë e lehtë, por ne i njohim cilësitë tona. Me mbështetjen e tifozëve tanë, besoj se kemi diçka më tepër. Gjithmonë jemi përpjekur t’i bëjmë krenarë me paraqitjet tona, prandaj ndaj Interit duhet të japim më shumë se sa maksimumin. Ne besojmë se mund të marrim pikë të rëndësishme edhe në një grup kaq të vështirë sa ky. Por duhet të lëmë emocionet mënjanë dhe të synojmë rezultatin pozitiv.”