Luka Modriç rinovon zyrtarisht kontratën me Real Madrid, deri në verën e vitit 2025. Lajmi është bërë public nga klubi i Los Blanvos me anë të një postimi në kanalin zyrtar. Mbi të ardhmen e kroatit, ishin ngritur shumë dyshime, teksa u përfol se e karriera e mesfushorit do të vazhdonte jashtë mjedisit të bardhë. Madje, për një moment, u duk i besueshëm transferimi në Arabinë Saudite. Megjithatë, asgjë nga këto nuk ndodhi. Modric vendosi të vazhdonte rrugëtimin me 15 herë kampionët e Europës, duke shuar çdo paqartësi të mundshme.
Nuk mbyllet këtu, sepse bashkë me rinovimin, Modriç ka marrë edhe një njoftim tjetër të rëndëishëm. Në sezonin e ri futbollistik, ballkanasi është bërë kapiteni i parë i skuadrës së Real Madrid, çka do të thotë se ai do të jetë lideri i ekipit në fushë dhe në dhomat e zhveshjes.
Magjistari i topit, është gjithashtu edhe lojtari më i vjetër në moshë i organikës aktuale të Los Blancos, e po ashtu edhe lojtari aktiv më jetëgjatë i Realit. Për herë të parë, Modriç u bë pjesë e Realit në verën e 2012-tës, ndërsa ky është sezoni i tij i 13-të që do të luajë me kampionët e Spanjës.
Të flasësh për rrugëtimin e Modriç në Santiago Bernabeu është diçka që nuk ka nevojë për shumë fjalë. Bashkë me Nachon, Modriç është lojtari që ka fituar më shumë trofe me fanellën e bardhë, plot 26, teksa këtu vlen të theksohet suksesi i gjashtëfishtë në Champions League. Në sezonin e ri, kroati ka mundësi që si kapiten i skuadrës, ta thellojë edhe më shumë rekordin e