Luka Modriç rinovon zyrtarisht kontratën me Real Madrid edhe për një tjetër sezon. Kroati do vazhdojë të mbajë veshur fanellën e bardhë deri në fund të sezonit të ardhshëm, 2022/23. Me anë të një njoftimi në kanalin zyrtar, klubi madrilen ka njoftuar publikisht se tanimë e zeza është hedhur mbi të bardhë.
Pjesë e Real Madrid që prej vitit 2012-të, Modriç është kthyer në një prej futbollistët më të rëndësishëm të skuadrës gjatë kësaj periudhe. Pika kulmore e tij në aspektin individual ishte në vitin 2018-të, atëherë kur fitoi edhe Topin e Artë.
Kroati cilësohet si një ndër lojtarët më spekatkolar të dekadës së fundit. Me sukseset e arritura në kryeqytetin spanjoll, nuk ka asnjë dyshim se Modriç tanimë e ka shkruar emrin e tij në librat e historisë së Real Madrid dhe të futbollit.
Në total janë 20 trofe të fituar me Los Blancos. Mes të tjerave, vlen të theksohet suksesi I 5-fishtë në Champions League, me të fundit të fituar në finalen e 28 majit të edicionit 2021/22. Në Stade de Francë, Real Madrid u rikthye në krye të Europës dhe padiskutim që Modriç ishte një prej orkestruesve të skuadrës së drejtuar nga Carlo Ançelotti
Përveç Ligës së Kampioneve, në edicionin që sapo lamë pas, mesfushori po ashtu arriti të koleksiononte edhe titullin e La Ligas dhe të Superkupës së Spanjës me Real Madrid, ku në 45 ndeshje në të gjitha kompeticionet, arriti të shënonte 3 gola dhe të kontribuonte me 12 asist.
Mirëpo nuk mbyllet këtu. Mediat e huaja raportojnë se Real Madrid ka në plan që Modriç të mbetet pjesë e skuadrës edhe pas sezonit të ardhshëm. Pra, përveç këtij rinovimi, edhe një tjetër duket në horizont për kroatin. Bëhet fjalë për atë 2023/24. Megjithatë, gjithçka do varet nga performancat e futbollistit në fushën e lojës. Vetë 36 vjeçari është shprehur se dëshira e tij është që ta përfundojë karrierën në Santiago Bernabeu.
Më tej, Real Madrid vazhdon të jetë aktiv edhe në merkato. Teksa pritet vetëm zyrtarizimi, Los Blancos kanë arritur marrëveshjen me mesfushorin 22 vjeçar Aurelien Tchouameni. Për të marrë shërbimet e francezit, Reali do paguajë nëj shifër prej 100 mln eurosh në arkat e Monacos.