Historia do të vazhdojë të shkruhet edhe për një tjetër sezon. Luka Modriç është I vendosur për të rinovuar kontratën me Real Madrid. Mesfushori është në muajt e fundit të marrëveshjes aktuale me Los Blancos, çka do të thotë se në verë mund të jetë edhe një lojtar I lirë.
Për kroatin, ofertart nuk kanë munguar. Klube saudite janë interesuar për të siguruar shërbimet e tij, e madje duke I ofruar edhe një shumë të majme, krahasuar me atë që përfiton në “Santiago Bernabeu”. Rreth 50 mln euro për dy sezone.
Megjithatë, vetë Modriç e ka të qartë të ardhmen edhe për një tjetër sezon. Dëshira e vetme e lojtarit është që të rinovojë kontratën me Real Madrid, klub me të cilin është bashkuar që në verën e 2012-tës. Deri më tani, Modriç ka luajtur 480 ndeshje me Realin në të gjitha kompeticionet, duke u bërë kështu një prej lojtarëve më me tepër prezenca që e kanë veshur ndonjëherë fanellën e bardhë.
Ndonëse 37 vjeç, këtë sezon në fushën e lojës, Modriçk ka treguar se mosha është thjesht një numër për të. 44 ndeshje të luajtura dhe me një kontribut prej 6 golash e 6 asistesh. Performancat e tij të shkëlqyera, sidomos në ndeshje të mëdha, I kanë bindur drejtuesit e klubit që t’I ofrojnë futbollistit një kontratë të re, të vlefshme deri në verën e 2024-tës.
Mediat spanjolle shkruajnë se Modriç ka është takuar drejtpërdrejt me presidentin Florentino Perez për çështjen në fjalë dhe I ka shprehur atij dëshirën për të qëndruar në “Santiago Bernabeu”. Një veprim I tillë, është mirëpritur nga Perez, I cili është shprehur I gatshëm që Modriç dhe Reali të vazhdojnë së bashku edhe për një tjetër vit. Me fjalë të tjera, dita kur Modriç të hedhë të zezën mbi të bardhë, shihet shumë pranë.
Më herët është raportuar se sido që të ndodhë, e ardhmja e Modriç do të jetë tek Real Madrid, edhe pasi ballkanasi të tërhiqet nga futbolli. Kur të vijë momenti, gjeniut të mesfushës pritet t’I ofrohet një ofertë në rolin e një drejtuesi në klub.