Trashëgimia 12 vjeçare e Luka Modriç tek Real Madrid po vjen drejt fundit. Mesfushori po mendon të largohet nga 14 herë kampionët e Europës. Mediat spanjolle kanë raportuar se në verën e këtij viti, kroati ka vendosur të divorcohet me klubin e Los Blancos. Kontrata e kroatit me mbretërorët përfundon në 30 Qershor të këtij viti, por, nisur nga infiormacionet më të freskëta, Modriç ka vendosur të mos rinovojë.
Në fakt, e ardhmja e ballkanasit diskutohej prej më tepër se një viti, teksa në verën që lamë pas, 38 vjeçari u përfol se do të transferohej në Arabinë Saudite. Megjithatë diçka e tillë nuk ndodhi. Modriç vendosi të qëndronte edhe për një tjetër edicion në Santiago Bernabeu, magjia e tij me fanellën e bardhë do të përfundojë në pak muaj.
Për aq sa bëhet me dije, ka qenë vetë futbollisti që e ka marrë një vendim të tillë, ndërsa Reali ishte në gjendje t’I jepte rinovim edhe për një tjetër vit.
Modriç u bë pjesë e Real Madrid që prej verës së 2012-tës, e pavarësisht një nisjeje të vështirë, mesfushori tashmë ka lënë një trashëgimi të pashlyeshme në Santiago Bernabeu. Magjistari I mesfushës ka luajtur 515 ndeshje në të gjitha kompeticionet, teksa ka fituar 5 trofe të UEFA Champions League, 5 Superkupa të Europës, 5 Kupa të Botës për Klube, 3 La Liga, 2 Kupa Mbreti dhe 5 Superkupa të Spanjës. Në total janë 25 trofe të fituar me klubin e bardhë, çka do të thotë se Luka Modriç është një nga lojtarët më të trofeshëm të historisë së Real Madrid.