Atletja shqiptare, Luiza Gega ka korrur një tjetër sukses, këtë herë në garën ndërkombëtare të Parisit, ku arriti të zërë vendin e tretë.
Luiza Gega mori pjesë në garën e 3 mijë metrave për salla të mbyllura, duke arritur të dalë e treta.
Atletja arriti të thyente përsëri rekordin kombëtar me kohën 8 minuta e 52 sekonda.