Luis Suarez tregon se si Gerrard e bindi të qëndronte tek Liverpool!

Sport

suarez
Luis Suarez ka zbuluar se Steven Gerrard kishte biseduar me të, për ta bindur që të mos largohej nga Liverpool tek Arsenali në verën e vitit 2013. Sulmuesi uruguajan e kishte menduar këtë transferim, duke parë 18 muajt e turbullt në “Anfield”, i akuzuar për abuzim racial ndaj mbrojtësit të Manchester United, Patrice Evra dhe përplasjen e ashpër me Branislav Ivanovic të Chelsea. Arsene Wenger ishte i përgatitur t’i ofronte urugujanit një ofertë të majme, por Liverpool fillimisht nuk pranoi të hynte në negociata. Kjo do të ndryshonte vetëm nëse vetë lojtari do të kërkonte largimin. Luis Suarez pranon se po e mendonte seriozisht kalimin tek Arsenali, por sulmuesi u bind përfundimisht të qëndronte te “Reds”, falë bisedës që pati me ish-kapitenin, Steven Gerrard.
Suarez zbuloi se përpara se të merrte një vendim final rreth të ardhmes së tij, Gerrard i kishte kërkuar të takoheshin së bashku për të biseduar rreth këtij vendimi.

p1814

Suarez shton se ish-kapiteni i tij i pati kërkuar të qëndronte tek Liverpooli të paktën edhe për një vit, me premtimin se sezonin tjetër do të kishte mundësinë të transferohej tek Bayern, Barcelona apo Real Madrid. Këmbëngulja e Gerrard e bindi sulmuesin uruguaian të qëndronte dhe Suarez tregon se si ai menjëherë kishte lajmëruar agjentin e tij se kishte vendosur të qëndronte tek Liverpooli. 32-vjeçari ka zbuluar edhe arsyet pse i kishte dëgjuar fjalët e Gerrard në ato momente. Suarez thotë se ish-kapiteni i Liverpoolit ishte nga ata persona që e kishte parë nga afër momentit e vështirë që po përjetonte dhe i besonte Gerrard për arsye se e kishte provuar që donte më të mirën për të.