Luis Suarez nuk kërkon falje për “mëkatin” ndaj Ganës 12 vite më parë: Nuk e humba unë penalltinë

Sport

Luis Suarez nuk është “penduar” për “mëkatin” e bërë ndaj Ganës dhe nuk pranon të kërkojë falje. Kanë kaluar 12 vite që prej momentit kur Suarez I mohoi Ganës një gol në Botërorin e Afrikës së Jugut, që mund të kishte rezultuar edhe si goli I kualifikimit drejt gjysmëfinales së kompeticionit.

Me topin që po shkonte drejt portës së Uruguajit, sulmuesi u kthye në rolin e një portieri, duke I mohuar festën përfaqësueses afrikane, ndërsa më pas, Asamoah Gyan gaboi nga pika e bardhë e penalltisë. Më tej, Ghana u mposht në ruletën e 11 metërshave.

Mirëpo, historia përsëritet, dhe këtë herë, në Katar 2022, Ghana dhe Uruguaji do përballen sërish mes tyre në Grupin H, aty ku do kërkojnë sigurimin e biletës për në raundin e 1/8-tave të kompeticionit.

Në konferencën për shtyp të Uruguajit, është përveç trajnerit, nga lojtarët, është shfaqur pikërisht Luis Suarez dhe sulmuesi është pyetur pikërisht për atë moment të 2010-tës që tashmë është bërë pjesë e historisë.

“Si fillim, nuk kam përse të kërkoj falje. Unë e preka topin me dorë, por ishte lojtari I Ganës ai që e humbi penalltinë dhe jo unë. Unë mund të kërkoj falje nëse do dëmtoja një futbollist, porn ë atë situatë, u ndëshkova me karton të kuq dhe për pjesën tjetër nuk është faji im”, janë fjalët e sulmuesit të qendrës.