Luis Suarez drejt Juventusit, transferimin e pengon vetëm një detaj

Sport

Luis Suarez është rikthyer sërish në një rast të volitshëm për t’u transferuar tek Juventusi. Si fillim ndodhi 2 vite më parë, kur uruguajani ishte vetëm një hap larg Zonjës së Vjetër, por fakti që nuk siguroi dot nënshtetësinë italiane, nuk i dha atij mundësinë për t’u bashkuar me klubin nga Torino.

Megjithatë, emri i El Pistoleros ka nisur të komentohet sërish në kampin e bardhezinjve. Në fund të këtij muaji, lojtarit I përfundon kontrata me Atletico Madrid dhe sikurse raportojnë mediat italiane agjentët e sulmuesit e kanë ofruar futbollistin drejt Juventusit.

Sigurisht që gjigantët e Serisë A kanë nevojë për përforcime në repartin e avancuar, sidomos la largimit të Paulo Dybalas. Për më tepër që Suarez është një element, shërbimet e të cilit mund të përfitohen me parametra zero, e për të mos diskutuar këtu mbrehtësinë që uruguajani ka për të shënuar gol.

Një vend titullari në Allianz Stadium është shumë e vështirë të garantohet, sepse atë e ka zënë Dusan Vlahoviç. Kjo do të thotë se Suarez do ishte një zëvendësues nën urdhërat e trajnerit Massimiliano Allegri. Megjithatë, nëse një operacion i tillë do realizohet ose jo, kjo mbetet për t’u parë në vazhdimësi të verës.

Problemi i vetëm që kjo lëvizje të mos konkretizohet është paga e Suarez. Sulmuesi i qendrës kërkon rreth 5 mln euro në sezon, diçka që për Juventusin konsiderohet e lartë dhe mund t’i bëjë drejtuesit e klubit të mos e marrin në konsideratë transferimin e 35 vjeçarit.