Eliminimi I befasishëm I Spanjës nga Kupa e Botës i ka kushtuar vendin e punës trajnerit Luis Enrique. Kontrata e tij me përfaqësuesen iberike përfundonte në 31 dhjetor të këtij viti, por Federata e Futbollit Spanjoll ka marrë vendimin e menjëhershëm për ta shkarkuar nga detyra takticienin 52 vjeçar.
“Federata e falenderon trajnerin Luis Enrique dhe të gjithë stafin e tij për punën që ka bërë në vitet e fundit me ekipin përfaqësues”, thuhet në deklaratën e kombëtares iberike.
Në fakt, në Spanjë nuk e shihnin me shumë optimizëm vazhdimin e Luis Enriques në krye të përfaqësueses dhe kështu ka ndodhur.
Pavarësisht aludimeve se kush do të ishte pasuesi I Enriques, Federata më në fund ka marrë vendimin zyrtar. Mes kandidatëve si Lius de la Fuente, Marcelono Garcia Toral dhe Ernesto Valverde, balotazhin e ka fituar De la Fuente. Ky I fundit, duke nisur të paktën që nga viti 2013-të, ka drejtuar ekipet e moshave të Spanjës dhe për këtë arsye e njihte ambientin më mirë sesa kushdo tjetër.
Detyra e 61 vjeçarit tashmë është ta kthejë skuadrën të jetë konkuruese në nivele të larta dhe këtë do kërkojë ta bëjë që në turneun e Nations League, aty ku përfaqësuesja iberike është e kualifikuar mes 4 skuadrave më të mira të kompeticionit, me gjysmëfinalet që do të luhen në Qershorin e 2023-shit.