Luis Enrique është gati të rikthehet në krye të detyrës

Sport

Kur ka vetëm pak ditë që është shkarkuar nga drejtimi i kombëtares spanjolle, Luis Enrique është gati të rikthehet sërish në pankinë. Këtë herë bëhet fjalë për nivel klubesh. “Dua të trajnoj. E shoh veten time në drejtimin e një klubi, ku të punoj dhe të zhvilloj atë që nuk munda ta bëja dot me Kombëtaren. Me shumë mundësi do rikthehem në krye të detyrës vetëm duke nisur nga sezoni i ri”, ka thënë Enrique.

Duke u nisur nga raportimet e mediave spanjolle, emri i Luis Enriques në kohët e fundit është komentuar ngushtë me Atletico Madrid, duke qenë se vend ii Diego Simeones nuk duket edhe shumë i sigurt në Estadio Metropolitano.

Ndërkohë, sa i përket aventurës së tij në krye të përfaqësueses spanjolle, Enrique e kthen kokën pas me shumë nostalgji, duke e parë çdo gjë me mjaft pozitivitet.

“Mendoj se epoka e Kombëtares mund të konsiderohet mjaft e mirë. Tani jam i qetë dhe krenar me atë që kemi ndërtuar përgjatë kësaj kohe. Arritëm të krijonim entuziazëm dhe dëshirë në radhët e njerëzve për të ndjekur ekipin përfaqësues”, ka thënë 52 vjeçari.