Luis Enrique e cilëson ëndërr të realizuar detyrën te Spanja

Sport

enrique
Luis Enrique është njeriu i zgjedhur nga Federata Spanjolle e Futbollit, për të drejtuar përaqësuesen iberike pas zhgënjimit për eleminimin nga Botërori i këtij. Një dalje e parakohshme ajo e iberikëve, që erdhi me Fernando Hierron e sajuar si teknik i tyre, pas kaosit që solli largimi i ish-trajnerit, Juan Lopetegui, pak ditë nga fillimi i Kupës së Botës. I intervistuar nga Deportes Cuatro, Luis Enrique nuk e fsheh lumturinë e tij për detyrën si teknik i Spanjës.”Nuk e di nëse është një ëndërr, por kjo detyrë më entuziasmon. Kam pasur fatin që të jem pjesë e përfaqësueses si lojtar, në disa kompeticione. Ndërsa tani jam shumë i kënaqur dhe i motivuar për këtë aventurë të re”. 

enrique luis

Kritikat që mund të marrë, duke pasur parasysh postin në të cilin ndodhet, nuk duket se e trembin ish-futbollistin e Barcelonës. “E di cfarë do të thotë të jesh trajner. Kritika është e pranishme në çdo detyrë që merr këtu në Spanjë”, ka pranuar ish-trajneri i Romës dhe Barcelonës. Në intervistën e tij të parë si teknik i “Furive të Kuqe”, Enrique ka vazhduar duke thënë se ka shumë dëshirë dhe ambicje. Ndërsa nuk ka nguruar t’i përgjigjet edhe një provokimi: “Çfarë u them atyre që më konsiderojnë anti-madrilen? U them atyre se i dua shumë…”. Si përfundim nuk ka harruar të flasë edhe për raportin me shtypin, duke thënë se gazetarët do t’i trajtojë ashtu siç meritojnë, pasi e ka të vështirë të ndryshojë në moshën 48-vjeçare. E mbi të gjitha sepse është i vetëdijshëm sesa larg ka mbërritur në karrierën e tij.